IMAGJINO ALBANIA

Projektim & Zhvillim aplikacione ueb
Termat & Kushtet e operimit

01. Hyrje

Në seksionet vijuese Imagjino Albania ju bën me dije Termat & Kushtet e operimit të marrëveshjeve për shërbimin e Projektim & Zhvillim aplikacione ueb. Ju ftojmë ta lexoni me kujdes dhe vëmendje dhe për çdo paqartësi ju ftojmë të kontaktoni suportin teknik të kompanisë, format dhe kanalet e komunikimit i gjeni në sektorë të ndryshëm të faqes.

02. Shërbimi i ofruar

Projektim & Zhvillim aplikacione ueb është një shërbim që varion sipas tipologjive të zgjedhura. Shërbimet e ofruara variojnë sipas marrëveshje dhe tipologjisë së aplikacionit web. Në seskionin e mëposhtëm listojmë shërbimet e përgjithshme të përftuara nga një paketë

  • Shërbimi projektimi funksional dhe organizimi i databazës
  • Shërbimi projektimi funksional, organizimi i databazës dhe dizenjimi grafik i plotë (figma ose programe të tjera)
  • Shërbim dizenjimi grafik i plotë (figma ose programe të tjera)
  • Shërbim projektimi i plotë dhe zhvillim i plotë (Back End & Front End)
  • Shërbim projektimi i plotë dhe zhvillim i Back End
  • Shërbim projektimi i plotë dhe zhvillim i Front End
  • Shërbim Cloud Hosting & Domain (nëse përfshihet ju lutemi klikoni për të parë Termat & Kushtet)
  • 03. Infrastruktura teknike

    Infrastruktura teknike dhe teknologjia është e rëndësishme për zhvillimin e një projekti. Përcaktohet nga ofruesi dhe dakordësohet nga Imagjino Albania. Nëse përfshihet edhe shërbimi i projektimit sugjerohet nga Imagjino Albania dhe dakordësohet nga marrësi. Zhvillimi, komentimi dhe dokumentimi i aplikacionit ueb është në gjuhën angleze (përjashtim në rastet kur kërkohet ndryshe nga marrësi).

    04. Kohëzgjatja e shërbimit

    Referuar tipologjisë së shërbimit ofruar bëhet edhe përllogaritja e kohëzgjatjes. Në marrëveshje, përcaktohet kohëzgjatja dhe intervalet kohore kur marrësi i shërbimit njoftohet mbi ecurinë e projektit

    05. Kosto dhe ndarja e pagesave

    Në varësi të shërbimeve dhe tipologjisë kërkuar përllogaritet edhe kosto finale e projektit. Imagjino Albania përcakton në dakordësi me marrësin intervalet kohore të kryerjes së pagesave. Pavarësisht tipologjisë dhe kostos, paraprakisht shlyhet 30%-50% e projektit. Çdo pagesë shoqërohet me fatura të rregullta tatimore konform bazës ligjore.

    06. Mirëmbajtja teknike

    Në fazën testuese çdo problematikë ose mos-funksionim i një funksioni të caktuar është përgjegjësi e plotë e Imagjino Albania. Rregullimi, përditësimi apo funksionimi i tyre kryhet në kohën më të shpejtë të mundshme. Mirëmbajtja teknike e funksioneve ekzistues nuk ka asnjë shtim kostoje për marrësin.

    07. Shtesat në projekt

    Nëse gjatë fazës zhvilluese apo testuese kërkohet shtimi i funksioneve të reja, Imagjino Albania bën me dije realizimin, kohëzgjatjen dhe koston. Kosto i bashkëngjitet çmimit final të projektit.

    08. Ndërprerja e shërbimit

    Imagjino Albania ka të drejtën e ndërprerjes së ofrimit të një shërbimit nëse nuk është respektuar koha e kryerjes së pagesave. Duke marrë rastet e vonesave dhe shtyerjes së afatit përmbyllës, Imagjino Albania bën njoftimin paraprak, 7 ditë pune (shtatë), përpara skadimit të afatit. Në rastet kur nuk merret një përgjigje nga ana e marrësit, automatikisht shërbimi ndërpritet. Më pas ndiqet procedura e parashikuar në pikën 09. Në rastin kur ndërprerja e shërbimit ndodh nga palë të treta, ku pala ofruese e ka të pamundur operimin, nuk ka asnjë përgjegjësi nga Imagjino Albania, veçse vullnetit për të ndihmuar. Në rastet kur ndërprerja ndodh për shkak të ofruesit, pa pasoja madhore, atëherë gjendet me dakordësi një mënyrë dëmshpërblyese (ulje kostoje apo funksione shtesë). Procesi i ndërprerjes kontraktuale nga ana e marrësit, duhet të njoftohet përpara një intervali pagese. Pas ndërprerjes kontraktuale, në kanalin e njoftimit zyrtar do merrni një njoftim elektronik, për të marrë të dhënat, në atë format që ato janë deri në atë fazë.

    09. Procesi teknik i ndërprerjes së shërbimit

    Në rast ndërprerje shërbimi për arsye kontraktuale parashikuar edhe në kontratën e firmosur, ju do t`ju mundësohet brenda 1 (një) ditë pune të dhënat në atë format që janë deri në atë moment. Në rastet kur marrësi nuk shlyen detyrimet sipas afateve të përcaktuara, automatikisht ndërpritet shërbimi, shtyhet kohëzgjatja dhe Imagjino Albania nuk jep asnjë të dhënë. Këto kushte janë mirë-detajuara në kontrata duke parashikuar detyrimet dhe përgjegjësitë e palëve.

    10. Kostot e palëve të treta

    Nëse projekti ka parashikuar lidhje ose nevojë të shërbimeve nga palë të treta, atëherë ato përcaktohen në kontratë se kujt i takon përgjegjësia për dakordësim dhe pagesë. Imagjino Albania mban përgjegjësi dakordësimi dhe financiare nëse janë nën juridiksionin e kompanisë, përcaktuar edhe në kontratë ose njoftim elektronik. Çdo rast nevoje apo lidhje me palë të treta, gjatë fazës implementuese, e paparashikuar në kontratë do të bëhet me dakordësim midis palëve, për anën financiare dhe funksionale.

    14. Arkivimi i të dhënave

    Në rastet kur ndodh ndërprerja e projektit për asye pagese dhe nuk ka asnjë kanal komunikimi aktiv, Imagjino Albania ruan të dhënat për një periudhë deri 365 ditë nga momenti i ndërprerjes. Përtej këtij afati të dhënat tuaja do të fshihen përfundimisht

    14. Source Code & Arkivimi i të dhënave

    Source Code është nën pronësinë e marrësit të shërbimit. I vihet në dispozicion në përfundim të projektit dhe shlyerjes së pagesave. Në rastet kur ndodh ndërprerja e projektit për asye pagese dhe nuk ka asnjë kanal komunikimi aktiv, Imagjino Albania ruan të dhënat për një periudhë deri 365 ditë nga momenti i ndërprerjes. Përtej këtij afati të dhënat tuaja do të fshihen përfundimisht

    16. Ndryshime në formën e organizimit ligjor

    Nëse gjatë periudhës kontraktuale, ndodhin ndyshime në formën e organizimit ligjor të subjektit, kontrata dhe shtojcat kontraktuale janë të vlefshme duke respektuar plotësissht afatet, kushtet dhe kostot kontraktuale.

    17. Dakordësimi me Termat & Kushtet

    Imagjino Albania si subjekt ofrues, mban përgjegjësi të plotë për përmbushjen e pikave të mësipërme. Andaj, do të quhet dakordësim me Termat & Kushtet dhe do të quhen të pranuara, në momentin që pranohet fatura tatimore shoqëruese e paketës. Në rastet kur ka specifikime kontraktuale, ato prevalojnë mbi këto terma, edhe pse bien në kundërshtim.

    18. Të dhënat dhe mbrojtja

    Çdo rrjedhje e të dhënave shoqërohet me detyrimet që rrjedhin nga përdorimi i të dhënave, por që janë të faktuara. Kushtet e përcaktimit si dhe detyrimet janë rregulluar në kontratë ose shtojcën kontraktuale.

    19. Përditësimi i Termave & Kushteve

    Përditësimi i Termave & Kushteve sa i përket shërbimit Projektim & Zhvillim aplikacione ueb, ndodhin sa herë që Imagjino Albania e sheh të arsyeshme. Por, çdo ndryshim nuk prek asnjë marrëveshje të lidhur përpara datës së përditësimit, e cila pasqyrohet në këtë pikë me formatin ditë/muaj/vit. Data e fundit e përditësimit është 29/05/2024.