IMAGJINO ALBANIA

Cloud Hosting & Domains
Termat & Kushtet e operimit

01. Hyrje

Në seksionet vijuese Imagjino Albania ju bën me dije Termat & Kushtet e operimit të marrëveshjeve për shërbimin Cloud Hosting & Domains. Ju ftojmë ta lexoni me kujdes dhe vëmendje dhe për çdo paqartësi ju ftojmë të kontaktoni suportin teknik të kompanisë, format dhe kanalet e komunikimit i gjeni në sektorë të ndryshëm të faqes.

02. Shërbimi i ofruar

Marrëveshjet dhe paketat hostuese janë dinamike pasi përcaktohen nga nevojat e biznesit për hapësira ose resurse të serverit. Teknikalitetet, kostot dhe çfarë përmban si shërbimet paketat hostuese janë specifike, por pikat e përgjithshme janë si vijojnë mëposhtë:

  • Hapësirë hostuese Cloud
  • Blerje ose rinovim domain name
  • Shërbime mail të personalizuar
  • Asistencë & Suport teknik
  • Back Up të dhënash (Ditor)
  • 03. Infrastruktura teknike

    Imagjino Albania ofron infrastrukturë Cloud Hosting, në kompani me origjinë amerikane, data center në gjermani dhe një ndër kryesoret në treg. Bashkëngjitur çdo marrëveshje ju citohen dhe bëhen me dije detajet teknike. Infrastruktura ofron mbrojtje maksimale ndaj sulmeve (DDOS Protection) duke mundësuar 99.99% të kohës online. Në raste se ka, ndryshim ose përmirësim infrastrukture nga kompania hostuese, ne njoftohemi paraprakisht për kohën dhe kohëzgjatjen e ndërprerjes së shërbimit, sikurse ju bëjmë edhe ju me dije të plotë. Në rastet kur Imagjino Albania ndryshon infrastrukturë hostuese ose plane hostimi, zakonisht bëhen në orare të vona. Në çdo rast tjetër ne dakordësojmë bashkë me ju, kohën më të volitshme.

    04. Kohëzgjatja e shërbimit

    Imagjino Albania që nga fillesat e veprimtarisë së ofrimit të softuerëve SAAS, ofron paketa abonuese me kohëzgjatje minimale 365 ditë (1 vjeçare). Në raste specifike me dakordësimin e plotë mes ofruesit, Imagjino Albania, dhe marrësit ndryshon kohëzgjatja e shërbimit për vitin e dytë dhe në vijim.

    05. Detyrimet financiare

    Çdo faturë apo detyrim pagese shoqërohet me fatura të rregullta tatimore dhe konform bazës ligjore. Metodat e pagesave të disponueshme janë Kesh dhe me transferta bankare

    06. Përditësimet & Mirëmbajtja teknike

    Çdo problematikë ose mirëmbajtje teknike janë detyrim për tu ofruar zgjidhje nga ofruesi, Imagjino Albania. Zgjidhjet ofrohen në kohën më të shpejtë të mundshme, gjatë orarit zyrtar të punës, të cilin e gjeni të afishuar në faqen e kontaktit. Për problematikat urgjente, koha e ofrimit është në orare të ndryshme, të përcaktuar si orarë normalë. Në rastet kur marrësi i shërbimit dëshiron të vetë-administrojë serverin atëherë përgjegjësia është plotë vetëm e marrësit. Për më shumë detaje ju lutemi ti referoheni pikës 07.

    07. Vetë-administrimi i serverit

    Imagjino Albania ofron mundësinë e vetë-administrimit të hapësirës së serverit nga marrësi i shërbimit. Ky opsion shoqërohet me Terma & Kushte specifike, të cilat bashkëngjiten marrëveshjes ose iu dërgohen me njoftim elektronik. Shkelja ose mos respektimi i të cilave çon deri në ndërprerje përfundimtare të shërbimit. Në përgjithësi, kushtet e vetë-administrimit janë si vijojnë:

  • Përgjegjësi e plotë mbi çdo problematikë e menaxhueshme me privilegjet e dhëna
  • Përgjegjësi e plotë mbi menaxhimin e të dhënave, ruajtjen dhe humbjen e tyre
  • Administrim dhe përgjegjësi e plotë për menaxhimin, konfigurimin dhe aksesin në shërbimet email
  • Kufizim në tejkalimin e emaileve të marketingut (kuota e lejuar bëhet me dije privatisht)
  • 08. Ndërprerja e shërbimit

    Imagjino Albania ka të drejtën e ndërprerjes së ofrimit të një shërbimi nëse nuk është respektuar koha e kryerjes së pagesave. Duke parë rastet sensitive si operacionale dhe të ofrimit të shërbimit, Imagjino Albania bën njoftimin paraprak, 7 ditë pune (shtatë), përpara skadimit të afatit. Në rastet kur nuk merret një përgjigje nga ana e marrësit, automatikisht shërbimi ndërpritet. Më pas ndiqet procedura e parashikuar në pikën 09. Në rastin kur ndërprerja e shërbimit ndodh nga palë të treta, ku pala ofruese e ka të pamundur operimin, nuk ka asnjë përgjegjësi nga Imagjino Albania, veçse vullnetit për të ndihmuar. Në rastet kur ndërprerja ndodh me shkak të ofruesit, pa pasoja madhore, atëherë gjendet me dakordësi një mënyrë dëmshpërblyese (zgjatje vlefshmërie ose ulje kostoje). Procesi i ndërprerjes kontraktuale nga ana e marrësit, nuk ka nevojë për një njoftim paraprak. Pas ndërprerjes kontraktuale, në kanalin e njoftimit zyrtar do merrni një njoftim elektronik, për të marrë të dhënat, të cilat do ju vihen në dispozicion brenda 1 ditë pune

    09. Procesi teknik i ndërprerjes së shërbimit

    Në rast ndërprerje shërbimi për arsye kontraktuale parashikuar edhe në kontratën e firmosur, ju do t`ju mundësohet brenda 1 (një) ditë pune të dhënat e serverit. Në rastet kur madhësia e të dhënave i tejkalon limitet e kalimit të tyre online, ju mund ti merrni brenda 1 ditë pune, pranë zyrës tonë brenda orarit të punës, adresa e së cilës do të jetë e publikuar sipas detyrimeve ligjore në Ekstraktin e QKB-s, sikurse në seksionin e Kontaktit.

    10. Transferimi i hostit (Largim)

    Në rastet kur marrës shpreh dëshirën e transferimit të të dhënave, procedurë e cila duhet të ndodhë brenda afatit të vlefshmërisë së shërbimit. Çdo veprim pas kësaj date, shoqërohet me një kosto shtese prej 5.000 lekësh (ekuivalente në valuta të ndryshme). Procesi i transferimit, nëse nuk dëshirohet vonesa në kalimin e domain, duhet të njoftohet më parë. Transferimi, si proces, mund të kryhet nga kompania jonë ose në rastet e vetë-administrimit duhet të bëhet nga vetë individët përgjegjës. Në rast se lind nevoja për privilegje të cilat janë të nevojshme për transferimin, ato do tju vihen në dizpozicion me një afat 1 ditë pune, të monitoruara nga kompania Imagjino Albania. Transferimet nuk mund të kryhen jashtë orarit të punës, në ditët e pushimeve zyrtare, në periudhën 1-16 gusht dhe ndërmjet 24 dhjetor-5 janar pasiqë Imagjino Albania ka pushimet zyrtare. Kur transferimet e hostimeve kryhen me dëshirë nga ana e marrësit apo arsye të tjera dhe nuk kanë lidhje me pamundësinë e marrjes së shërbimit, Imagjino Albania nuk ka asnjë përgjegjësi financiare.

    11. Transferimi i hostit (Ardhje)

    Në raste kur klientë potenciale shprehin dëshirën për të marrë shërbimet tona, duhet që paraprakisht të vihen në dijeni me kushtet e operimit. Para se të fillojë procedura e ngarkimit të të dhënave, duhet që Imagjino Albania të japi miratimin e marrjes së tyre. Çdo problematikë, e marrjes së të dhënave të cilat mund të jenë dëmtuar, nuk është përgjegjësi e Imagjino Albania.

    12. Kosto e blerjes dhe rinovimit të domain

    Nëse paketa e hostimit përfshin blerjen ose rinovimin e domain, ato janë të përfshira në abonim. Imagjino Albania mban përgjegjësi financiare për kostot e rinovimit të cilat kanë ardhur si pasojë e mos-veprimit të stafit të kompanisë. Më poshtë, ju bëjmë me dije rastet e problematikave me domain dhe mbi kë palë bie përgjegjësia

  • Në rastin kur domain nuk rinovohet në kohën e përcaktuar dhe menaxhohet nga ofruesi i shërbimit, atëherë çdo përgjegjësi financiare i faturohet Imagjino Albania
  • Në rastin kur domain nuk rinovohet në kohën e përcaktuar, pasi nuk është marrë miratimi për rinovim nga marrësi brenda afateve të përcaktuar, atëherë çdo përgjegjësi financiare i faturohet marrësit
  • 13. Arkivimi i të dhënave

    Në rastet kur nuk rinovohet paketa abonuese dhe nuk ka asnjë kanal komunikimi aktiv, Imagjino Albania ruan të dhënat për një periudhë deri 60 ditë nga përfundimi i paketës. Përtej këtij afati të dhënat tuaja do të fshihen përfundimisht

    14. Mbyllja e veprimtarisë së subjektit ofrues

    Procesi i ndërprerjes kontraktuale, nga ana e subjektit ofrues Imagjino Albania për arsye mbylljeje veprimtarie, ju do të njoftoheni minimalisht 1 vit përpara afatit përmbyllës kontraktual, ku bashkëngjitur do ju sugjerohen opsione dhe kohë e mjaftueshme në dispozicion për të mundësuar një tranzicion pa probleme për aktivitetin tuaj operues. Në rastet kur mbyllja e veprimtarisë vjen nga arsye madhore (përmbytje, zjarr ose tërmet) ose nga masa të institucioneve përkatëse, atëherë palët gjejnë opsionin më të mirë bazuar në kushtet e disponueshme.

    15. Ndryshime në formën e organizimit ligjor

    Nëse gjatë periudhës kontraktuale, ndodhin ndyshime në formën e organizimit ligjor të subjektit, kontrata dhe shtojcat kontraktuale janë të vlefshme duke respektuar plotësissht afatet, kushtet dhe kostot kontraktuale.

    16. Dakordësimi me Termat & Kushtet

    Imagjino Albania si subjekt ofrues, mban përgjegjësi të plotë për përmbushjen e pikave të mësipërme. Andaj, do të quhet dakordësim me Termat & Kushtet dhe do të quhen të pranuara, në momentin që pranohet fatura tatimore shoqëruese e paketës. Në rastet kur ka specifikime kontraktuale, ato prevalojnë mbi këto terma, edhe pse bien në kundërshtim.

    17. Të dhënat dhe mbrojtja

    Duke qenë se hostohen në hapësira të ofruesit të shërbimit Imagjino Albania, ka hapësira për interpretime të aksesit mbi të dhënat. Çdo rrjedhje e të dhënave për shërbimet e abonimit shoqërohet me detyrimet që rrjedhin nga përdorimi i të dhënave, por që janë të faktuara.

    18. Përditësimi i Termave & Kushteve

    Përditësimi i Termave & Kushteve sa i përket shërbimit Cloud Hosting & Domain, ndodhin sa herë që Imagjino Albania e sheh të arsyeshme. Por, çdo ndryshim nuk prek asnjë marrëveshje abonuese të lidhur përpara datës së përditësimit, e cila pasqyrohet në këtë pikë me formatin ditë/muaj/vit. Data e fundit e përditësimit është 28/05/2024.

    Planet tarifore

    Plane të leverdisshme
    që ju vlejnë

    iBasic

    99 / në vit
    • Blerje & Menaxhim Domain (1 vit)
    • Cloud Hosting (1 vit)
    • Cpanel me licencë
    • Back Up të dhënash (Ditor)
    • Asistencë & Suport teknik
    • Email të personalizuar (5 llogari)
    • Hapësira në server (sipas nevojës)

    iPopular

    149 / në vit
    • Blerje & Menaxhim Domain (1 vit)
    • Cloud Hosting (1 vit)
    • Cpanel me licencë
    • Back Up të dhënash (Ditor)
    • Asistencë & Suport teknik
    • Email të personalizuar (5 llogari)
    • Hapësira në server (sipas nevojës)

    iPremium

    249 / në vit
    • Blerje & Menaxhim Domain (1 vit)
    • Cloud Hosting (1 vit)
    • Cpanel me licencë
    • Back Up të dhënash (Ditor)
    • Asistencë & Suport teknik
    • Email të personalizuar (5 llogari)
    • Hapësira në server (sipas nevojës)