IMAGJINO ALBANIA

Softuerët SAAS
Termat & Kushtet e operimit

01. Hyrje

Në seksionet vijuese Imagjino Albania ju bën me dije Termat & Kushtet e operimit të marrëveshjeve për shërbimet e Softuerëve SAAS. Ju ftojmë ta lexoni me kujdes dhe vëmendje dhe për çdo paqartësi ju ftojmë të kontaktoni suportin teknik të kompanisë, format dhe kanalet e komunikimit i gjeni në sektorë të ndryshëm të faqes.

02. Shërbimi i ofruar

Në një kontratë shërbimi SAAS, pavarësissht tipologjisë së përzgjedhur, mënyra e ofrimit të shërbimit është e njejta, në rastet kur ka ndryshime nga Termat & Kushtet e përcaktuar në këtë faqe, ato specifikohen në marrëveshjet respektive.

  • 2.1- Softueri SAAS përzgjedhur sipas kërkesave dhe funksioneve të paraqitura nga ana e Marrësit të shërbimit
  • 2.2- Aplikacionet mobile (nëse softueri SAAS e ka të përfshirë) për platformën iOS & Android
  • 2.3- Personalizimi i ndërfaqeve të panelit admin, platformës dhe aplikacioneve mobile
  • 2.4- Ofrimi i shërbimit të Cloud Hosting dhe mirëmbajtjes së hapësirës së serverit
  • 2.5- Blerja e domain name të platformës dhe drejtimi i DNS-ve tek hapësira e serverit
  • 2.6- Suporti & Asistenca e vazhdueshme teknike e ofruar sipas orarit të punës (në raste të nevojshme urgjente përtej orareve)
  • 2.7- Ofrimi i trajnimeve për përdorimin e softuerit SAAS
  • 03. Infrastruktura teknike

    Të dhënat e softuerëve SAAS janë të ruajtura në infrastrukturë Cloud Hosting. Janë në kompani me origjinë amerikane dhe një ndër kryesoret në treg. Bashkëngjitur çdo marrëveshje ju citohen dhe bëhen me dije detajet teknike. Infrastruktura ofron mbrojtje maksimale ndaj sulmeve (DDOS Protection) duke mundësuar 99.99% të kohës online. Në raste se ka, ndryshim ose përmirësim infrastrukture nga kompania hostuese, ne njoftohemi paraprakisht për kohën dhe kohëzgjatjen e ndërprerjes së shërbimit, sikurse ju bëjmë edhe ju me dije të plotë. Në rastet kur Imagjino Albania ndryshon infrastrukturë hostuese ose plane hostimi, zakonisht bëhen në orare të vona. Në çdo rast tjetër ne dakordësojmë bashkë me ju, kohën më të volitshme.

    04. Kohëzgjatja e shërbimit SAAS

    Imagjino Albania që nga fillesat e veprimtarisë së ofrimit të softuerëve SAAS, ofron paketa abonuese me kohëzgjatje minimale 365 ditë (1 vjeçare). Në raste specifike me dakordësimin e plotë mes ofruesit, Imagjino Albania, dhe marrësit ndryshon kohëzgjatja e shërbimit për vitin e dytë dhe në vijim.

    05. Detyrimet financiare

    Në ofrimin e softuerëve SAAS detyrimet financiare janë mujore dhe vjetore. Çdo detyrim pagese shoqërohet me fatura të rregullta tatimore dhe konform bazës ligjore. Metodat e pagesave të dispoueshme janë Kesh dhe me transferta bankare.

    06. Përditësimet & Mirëmbajtja teknike

    Çdo problematikë ose mirëmbajtje teknike në softuerët SAAS janë detyrim për tu ofruar zgjidhje nga ofruesi, Imagjino Albania. Zgjidhjet ofrohen në kohën më të shpejtë të mundshme, gjatë orarit zyrtar të punës, të cilin e gjeni të afishuar në faqen e kontaktit. Për problematikat urgjente, koha e ofrimit është në orare të ndryshme, të përcaktuar si orarë normalë.

    07. Përditësime & Ndryshime funksionale

    Në rastet kur softueri SAAS ka nevojë përditësimi apo shtimi funksioneve shtesë, atëherë ofruesi, Imagjino Albania, bën me dije kohëzgjatjen dhe koston e kryerjes së këtij përditësimi. Në rastet kur ofruesi, Imagjino Albania, nuk aplikon kosto shtesë, në rast se marrësi kërkon kalimin nga opsioni SAAS në Owner, kostoja e shtesave rritin vlerën e softuerit. Për detaje, referojuni pikës 12.

    08. Integrimet API

    Softuerët SAAS të cilët suportojnë integrimin API, ky informacion bëhet i ditur në faqen e dedikuar për secilin softuer, janë të hapur për zhvillime. Në rastet kur suportohen, procesi i lidhjes me API nëse vlerësohet nga ofruesi Imagjino Albania, mund të parashikojë kosto shtesë e cila edhe mund të dakordësohet për ndarje sipas kësteve. Në rastet kur duhet zhvillim i integrimeve API ose Webhooks, duhet më parë suportimi nga softueri dhe më pas bëhet me dije nga ofruesi për kohëzgjatjen edhe koston. Aktualisht, integrime API që mundësohen janë të listuara si mëposhtë. Të detajuara për secilin softues SAAS e gjeni në faqen e dedikuar. Nëse nuk janë të listuara mëposhtë, marrësi kontakton ofruesi për parashtrimin e kërkesës.

  • 8.1- Integrim API me programe financiare ose programe fiskalizimi
  • 8.2- Integrim API me programe postare
  • 8.3- Integrim API me programe POS ose platforma shitjesh
  • 8.4- Integrim API me programe ofruesit e shërbimeve Bulk SMS (Vodafone për Shqipërinë)
  • 8.5- Integrim API me institucione financiare (iute credit)
  • 8.6- Integrim API me banka të nivelit të dytë që ofrojnë opsionin e pagesave
  • 8.7- Integrim API me palë të treta procesuese pagesash (POK)
  • 09. Ndërprerja e shërbimit

    Imagjino Albania ka të drejtën e ndërprerjes së ofrimit të një softueri SAAS nëse nuk është respektuar koha e kryerjes së pagesave. Duke parë rastet sensitive si operacionale dhe të ofrimit të shërbimit, Imagjino Albania bën njoftimin paraprak, 10 ditë pune (dhjetë), përpara skadimit të afatit. Në rastet kur nuk merret një përgjigje nga ana e marrësit, automatikisht shërbimi ndërpritet. Më pas ndiqet procedura e e parashikuar në pikën 10. Në rastin kur ndërprerja e shërbimit ndodh nga palë të treta, ku pala ofruese e ka të pamundur operimin, nuk ka asnjë përgjegjësi nga Imagjino Albania, veçse vullnetit për të ndihmuar. Në rastet kur ndërprerja ndodh me shkak të ofruesit, pa pasoja madhore, atëherë gjendet me dakordësi një mënyrë dëmshpërblyese (zgjatje abonim ose ulje kostoje). Procesi i ndërprerjes kontraktuale nga ana e marrësit, duhet që të dërgohet një njoftim paraprak, minimalisht 7 ditë pune, përpara datës së përmbylljes së afatit kontraktual. Në emailin njoftues duhet të specifikohet data e fundit të shërbimit sikurse edhe një adrese elektronike për të marrë të dhënat operacionale, të cilat do ju vihen në dispozicion brenda 1 ditë pune

    10. Procesi teknik i ndërprerjes së shërbimit

    Në rast ndërprerje shërbimi për arsye kontraktuale parashikuar edhe në kontratën e firmosur, ju do t`ju mundësohet brenda 1 (një) ditë pune të dhënat e operimit të softuerit. Në rastet kur madhësia e të dhënave i tejkalon limitet e kalimit të tyre online, ju mund ti merrni brenda 1 ditë pune, pranë zyrës tonë brenda orarit të punës, adresa e së cilës do të jetë e publikuar sipas detyrimeve ligjore në Ekstraktin e QKB-s

    11. Ndryshimi nga opsioni SAAS në OWNER

    Sikurse jeni bërë me dije, softuerët SAAS janë pronë intelektuale e Imagjino Albania, subjekt i cili është edhe zotëruesi i Source Code. Në momentin që marrësi shpreh dëshirën për tu bërë Owner i softuerit dhe të marrë njëkohësisht edhe Source Code, atëherë bëhet ndryshimi kontraktual dhe marrësi shlyen pagesën finale të blerjes së programit. Nëse një softuer SAAS e ka opsionin OWNER ai shfaqet si informacion bashkë me detajet teknike në faqen e dedikuar të softuerit.

    12. Përcaktimi i kostos së blerjes

    Për çdo softuer SAAS që ka opsionin e OWNER mund të blihet me shprehjen e vullnetit nga ana e marrësit të shërbimit. Në çdo marrveshje kontraktuale me marrësin e shërbimit në një seksion të dedikuar përcaktohet kosto, teknikalitete dhe procedura për tu bërë OWNER. Por, kostoja finale e softuerit mund të ndryshojë ose jo, referuar pikave të mëposhtme. Në rastet kur në marrëveshje nuk ka çmim të përcaktuar ai përllogaritet në momentin e shprehjes së interesit.

  • 12.1- Kur softueri ka pësuar ndryshime të kërkuara nga marrësi dhe të dakordësuara nga ofruesi, që këto ndryshime të përllogariten në çmimin final
  • 12.2- Kur ka ndryshime fiskale duke rritur ngarkesën fiskale të ofruesit të shërbimit (Tatimi mbi fitimi, rritja e ngarkësës fiskale ose inflacioni)
  • 12.3- Nuk ka ndryshim çmimi final, kur përditësimet e softuerit të kërkuara nga marrësi janë shlyer në momentin e realizimit të tyre.
  • 12.4- Çdo çmim i përcaktuar e vlefshmërinë deri në përfundim të kohëzgjatjes kontraktuale të softuerit SAAS
  • 13. Ndryshimi i planeve abonuese SAAS

    Pavarësisht se në faqen e dedikuar online në www.imagjino.al pasqyrohen çmimet e abonimeve SAAS, ka softuerë që nuk kanë paketa fikse të publikuara. Në rastet kur nuk ka plane abonuese publike, ato ju bëhen me dije privatisht bazuar në nevojat funksionale. Në rastet kur ka ndryshime në planet abonuese për vitin pasardhës ato bëhen me dije 60-90 ditë para përfundimit të vlefshmërisë kontraktuale. Edhe në rastet kur ndodh indeksim i planeve abonuese, vlera e rritjes maksimale është 20% e çmimit aktual.

    14. Mbyllja e veprimtarisë së subjektit ofrues

    Procesi i ndërprerjes kontraktuale, nga ana e subjektit ofrues Imagjino Albania për arsye mbylljeje veprimtarie, ju do të njoftoheni minimalisht 1 vit përpara afatit përmbyllës kontraktual, ku bashkëngjitur do ju sugjerohen opsione dhe kohë e mjaftueshme në dispozicion për të mundësuar një tranzicion pa probleme për aktivitetin tuaj operues. Sikurse oferta të leverdisshme për kalimin nga opsioni SAAS në OWNER. Në rastet kur mbyllja e veprimtarisë vjen nga arsye madhore (përmbytje, zjarr ose tërmet) ose nga masa të institucioneve përkatëse, atëherë palët gjejnë opsionin më të mirë bazuar në kushtet e disponueshme.

    15. Ndryshime në formën e organizimit ligjor

    Nëse gjatë periudhës kontraktuale, ndodhin ndyshime në formën e organizimit ligjor të subjektit, kontrata dhe shtojcat kontraktuale janë të vlefshme duke respektuar plotësissht afatet, kushtet dhe kostot kontraktuale.

    16. Dakordësimi me Termat & Kushtet

    Imagjino Albania si subjekt ofrues, mban përgjegjësi të plotë për përmbushjen e pikave të mësipërme. Andaj, do të quhet dakordësim me Termat & Kushtet dhe do të quhen të pranuara, në momentin që pranohet fatura tatimore shoqëruese e abonimit të një softueri SAAS. Në rastet kur ka specifikime kontraktuale, ato prevalojnë mbi këto terma, edhe pse bien në kundërshtim.

    17. Të dhënat dhe mbrojtja

    Duke qenë se softuerët SAAS hostohen në hapësira të ofruesit të shërbimit Imagjino Albania, ka hapësira për interpretime të aksesit mbi të dhënat. Çdo marrëveshje kontraktuale për shërbimet SAAS kanë të bashkëngjitur edhe një Shtojcë kontraktuale e cila përcakton detyrimet që rrjedhin nga përdorimi i të dhënave. E njohur si NDA, kjo shtojcë parashikon palët që kanë akses mbi bazën e të dhënave ose informacioneve sensitive.

    18. Përditësimi i Termave & Kushteve

    Përditësimi i Termave & Kushteve sa i përket operimit me softuerët SAAS ndodhin sa herë që Imagjino Albania e sheh të arsyeshme. Por, çdo ndryshim nuk prek asnjë marrëveshje abonuese të lidhur përpara datës së përditësimit, e cila pasqyrohet në këtë pikë me formatin ditë/muaj/vit. Data e fundit e përditësimit është 28/05/2024.

    PORTOFOL I PASUR

    Zgjidhje softuerike SAAS për
    +12 sektorë të ndryshëm

    Platformë shitjeje SAAS

    Përmban gjithçka që duhet për të pasur një dyqan inovativ shitjesh. Panel menaxhimi, dyqan online dhe aplikacione mobile për iOS & Android

    Platformë poste SAAS

    Një paketë e plotë me panel administratori, program i dedikuar financiar, modul klientësh, aplikacionet mobile dhe faqe interneti

    Platformë real estate SAAS

    Platformë menaxhimi praktike dhe multilingual për sektorin mobiliar me konfigurime dinamike për të menaxhuar portofolin e pronave

    Platformë palestre SAAS

    Softuer për veprimtarinë në një palestër nga aksesi me QR, stafi, paketat, masazhet, rezervimin online të klasave dhe dietat

    Softuer POS SAAS

    Mbani veprimet operacionale, menaxheriale dhe financiare në një softuer të vetëm. Përshtatet sipas nevojave të biznesit dhe industrisë

    Platformë mesazhesh SAAS

    Platformë inovative ku ju mund të menaxhoni gjithë fluksin e komunikimeve në rrjetet sociale, Facebook, Instagram dhe Whatsapp