Hotel Skampa, Elbasan
Zyra 103 kati I
+355694810521
+355695779351
info@imagjino.al
tanishqau20@gmail.com

Pse restoranteve ne Shqiperi ju duhet faqe interneti profesionale

Pse restoranteve ne Shqiperi ju duhet faqe interneti? Një pyetje që në këtë artikull do ti japim përgjigje të argumentuara bazuar në tregun shqiptar. Të drejtosh një restorant, në vendet europiane, por edhe në vendin tonë duhet një impenjim shumë i madh. Kjo e ardhur si rrjedhojë e rritjes së konkurrencës, por edhe ndryshimit të kulturës së konsumatorit shqiptar.

 

Çdo drejtues, qoftë pronari apo menaxheri, post detyrave të ndryshme me furnizimin, stafin, klientët do duhet edhe të reklamojë restorantin. Dhe, përveç rrjeteve sociale popullore reklamuese si Facebook e Instagram së fundmi nevoja për një faqe interneti është e padiskutueshme. Referuar një studimi realizuar në europë mbi 75% e konsumatorëve zgjedhin një restorant për të drekuar/ darkuar bazuar në rezultatet e kërkimit online, përfshirë këtu edhe TripAdvisor.

Më poshtë në këtë artikull ne do të rendisim disa nga pikat se pse restorantet duhet ta kenë një faqe interneti sa më parë. Mospasja e një faqe interneti, ju kushton shumë. Madje as justifikimi se ka një kosto të lartë nuk është arsye, sepse sot mund të ndërtosh një faqe interneti në tre gjuhë me një çmim prej 499 eurosh ( ku përfshihet ndërtimi, domain, hostimi, shërbime email dhe SEO). Pra është një kosto e cila shumëfishohet nëse ju nuk keni një faqe interneti. Ne do t`ju listojmë disa arsye se pse restorantet shqiptare duhet të kenë modoemos një faqe interneti.

1. Krijon besim dhe siguri

Tani është kthyer në “proçedurë manuale” se para se të vendosim të shkojmë për herë të parë në një restorant ne kontrollojmë vlerësimet dhe komentet. Në Shqipëri po rritet referimi që bëhet tek TripAdvisor dhe në Google. Platforma e Google ju jep rankimin e restoranteve më të mira në zonën e kërkimit bazuar në renditjen prej vlerësime (me yje). Automatikisht dalin restorantet e vlerësuara më lartë dhe konsumatorët krijojnë një besim se aty hahet mirë dhe me produkte cilësore. Por, nëse ju do keni edhe një faqe interneti, renditja juaj do merrte akoma më shumë vlerë. Edhe pse me më pak vlerësime ju do mund të renditeni lartë.

2. Dilni të parët në kërkime

Faqja e internetit ju ndihmon të rankoheni lartë në kërkimet në Google. Kjo si pasojë e optimizimit me fjalë kyçe. Ju mund të optimizoni faqen tuaj me fjalët kyçe referuar asaj çfarë ofrohet. Psh. “restorant italian në Tiranë”, nëse ju e keni optimizuar me këtë fjalë kyçe atëherë ju do keni mundësinë të renditeni të parët. Si rrjedhojë rritni mundësinë që të tërhiqni më shumë klientë. Mos harroni se të huajt, gjithmonë kërkojnë online para se të konsumojnë një vakt në një restorant shqiptar ose të huaj. Dhe pa pasur një faqe interneti ju i ulni vetes shfaqje dhe mundësinë të tërhiqni klientë

3. Rrit imazhin tuaj

Shumë herë keni dëgjuar si tingëllon shprehja “ qenka serioz paska edhe faqe interneti”. Pra i jep një tjetër imazh restorantit dhe asaj që ju ofron. Madje për vizitorët e huaj, pasja e një faqe interneti është e domosdoshme sepse ata marrin informacionin e plotë rreth asaj çfarë ofroni, menunë, çmimet dhe ambientin.

4. Praktike dhe kursen kohë

Faqja e internetit u jep të interesuarve në një kohë të shkurtër të gjitha informacionet e nevojshme rreth menusë, çmimeve, adresa dhe kontaktin tuaj. Pra, ju kursen dhe drejtuesve të restorantit kohë dhe punë për ti dhënë informacionet e nevojshme. Gjithashtu mund të ofroni shërbimet e kateringut dhe rezervimeve online pa pasur nevojë të shtoni staf.

Pra, nevoja për një faqe interneti është e domosdoshme dhe jetike për të rritur potencalin e restorantit tuaj. Nuk keni pse ta quani si shpenzim, por konsiderojeni si investim, i cili në pak kohë ju rikthen një vlerë të madhe.

 

 

Share

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *