Hotel Skampa, Elbasan
Zyra 103 kati I
+355694810521
+355695779351
info@imagjino.al
tanishqau20@gmail.com

Kur duhet te investojme ne reklamimin e produkteve apo sherbimeve

Shumë përdorues, konsumatorë, klientë potencialë, partnerë biznesesh dhe investitorë i marrin informacionet e ndryshme me anë të ueb-it. Nëse kërkojnë diçka në fillim kontrollojnë nëse ekziston në internet. Ueb-i dhe teknologjia sot arrijnë kudo dhe meqë është aq e perhapur më e mira është të shfrytëzohet. Këtë më së shumti duhet ta bëjnë bizneset të cilat tanimë e kanë të nevojshme të kenë një prezencë online dhe mundësisht të jetë në lartësinë shërbimit dhe emrit që kanë krijuar në treg. Të prezantosh biznesin tënd në internet është një mundësi e mire që të krijon ura lidhëse me një numër shumë të madh përdoruesish, të cilët mund të kthehen në klientët tuaj potencialë. Prandaj, është shumë e rëndësishme të prezantohesh mirë. Por, mbi të gjitha është të kesh çfarë të prezantosh. Më poshtë do ju listojmë disa nga arsyet pse bisneset u nevojitet një uebsajt.

1. Komunikimi i vazhdueshëm, të pasurit një uebsajt ju mundëson që ju të mbani një komunikim të vazhdueshëm me klientë tuaj aktualë si dhe të synoni zgjerimin e tyre. Faqja në internet në gjuhën popullore është si një derë ftuese për shumë klientë në biznesin tuaj. Faqja ju mundëson komunikim të vazhdueshëm. 24/7 në 365 ditë të vitit. Edhe kur ju e keni mbyllur orarin e punës, ju për klientët jeni aty. Klientët tuaj janë të informuar rreth shërbimeve dhe produkteve tuaja në çdo kohë.

2. Zgjeroni mbulimin, faqja juaj ju mundëson ju të mbuloni zona gjeografike, të cilat fizikisht nuk mund t`i mbuloni. Nëse ofroni produkte në jug të vendit ato janë të aksesueshme online edhe për një klient që ndodhet në veri dhe ju ofroni të njejtin standart shërbimi.

3. Rrit efektivitetin e reklamimit, reklamimi online kundrejt çdo media tjetër reklamimi të ofron mundësinë e mbulimit të një hapësirë të madhe gjeografike. Media e printuar është statike ndësa uebsajti është dinamik. Nëse keni uebsajt ju mund të reklamoni nëpërmjet banerave të vendosura në faqe duke i shoqëruar edhe me tekst të shkurtër.

4. Studion tregun dhe merr feedback, media online është media më efektive për të studiuar tregun në kohë të shkurtër dhe me një kosto të papërfillshme. Kjo i mundëson bizneseve të studiojnë gjendjen dhe kërkesën e tregut. Sigurisht i mundëson të marrin feedback nga klientët dhe gjithashtu të ndryshojnë strategji nëse nuk po jep rezultate strategjia aktuale.

5. Mund të shisni direkt, blerjet online sot po njohin një rritje të madhe edhe në tregun shqiptar. Pavarësisht taksave që iu vendosën së fundmi për blerjet nga jashtë, brenda në Shqipëri shumë kompani shesin online dhe kanë patur sukses. Këtë t`a mundëson faqja juaj e internetit. Të kursen kohë dhe para nga fushatat e marketingut në media të tjera reklamuese.

6. Arrin tek klienti sotëm, bota e sotme e internetit u mundëson shumë blerësve të gjejnë produktet dhe çmimet më të mira në treg. Prezenca online të jep mundësinë të jesh pjesë e këtij tregu dhe të arrish të jesh në kohën e duhur dhe të ofrosh produktet më të mira klientëve. Pra mund ta kthesh në klientin tën potencial. Sa më shpejt të krijoni prezencën tuaj online aq më shumë do filloni të jeni pjesë e tregut dhe të zhvilloni potencialin e biznesit tuaj.Agjensia Imagjino në bashkëpunim me Smart Marketing Albania dhe DuaFaqe Hosting Albania ofrojnë paketat më unike në treg.

Share

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *