Historia e një udhetimi 9 vjeçar

PARIMI YNË

Jemi të bindur se kemi aftësi për të ofruar produkte dhe shërbime inovative. Punët jua vërtetojnë

E kemi pasion, pastaj punë

Ne duam që të jemi mbështetësit tuaj për të arritur suksese dhe rritur potencialin e bizneseve tuaja. Ofrojmë paketa unike si askush në treg. Suport dhe ndihmesë të pakushtëzuar. Ne udhëhiqemi nga parimi se pasioni për të bukurën, profesionalizmi dhe kreativititeti janë rruga drejtë suksesit të përbashkët. Padiskutim kemi aftësitë, eksperiencën, përkushtohemi maksimalisht dhe kemi njohuritë se kush janë kërkesat e tregut. Na besoni, kemi plot 9 vite mbi shpatulla.

NA KANË DASHUR

se ofrojmë zgjidhje

Ndonjëherë duhen, por ne nuk jemi adhurues të burokracive. Pa shumë pse dhe si, ne kemi ofruar zgjidhje të nevojave dhe problemeve të shumë klientëve. Madje shpejt në kohë, të saktë dhe me çmime që ia kanë vlejtur.

NA DUAN

se ju përgjigjemi

Kemi portofol të gjërë klientësh, programe po ashtu. Por, me përulësi dhe korrektësi u përgjigjemi kurdo kërkesave të klientëve tanë. Kemi qenë konsistentë dhe pa u ndalur në zhvillimin e projekteve në para-rojë me atë çfarë tregu kërkon

BESOJMË SE DO NA DUAN

se jemi transparentë

Na ka pëlqyer transparenca në bashkëpunime. Do duam ta mbajmë fort. Me ne nuk ka kosto të fshehura apo teknikalitet që harrojmë ti tregojmë. Na besoni nuk do ndryshojmë shumë, por kërkojmë mirëkuptimin kur kemi ngarkesë.

NUK JEMI SHUMË SI EKIP

Dante kishte 3-shin numër magjik.
Ne jemi partizan të 4-ës

Elsoni

Menaxher Marketingu

Është shenja e Demit dhe tifoz me Romën (i kemi thënë të gjitha)

Artani

Full Stack Developer

Nuk e ndrron Laravelin edhe për €1.000.000 kesh (Pranon çek)

Geraldi

Back End Developer

Syshqiponjë dhe nuk flet shumë (Është me Milanin)

Geri

Back End Developer

Ka kujtesë të fortë dhe detaist në dizajn (Prap me Milanin)

PORTOFOL I PASUR

Pa mburrje aspak,
+300 projekte të realizuara

Shërbimet tona

Me një ekip zhvilluesish profesonistë implementojmë projekte të tipologjive të ndryshme

Programet SAS

Tanimë nuk keni pse fondet tju pengojnë zhvillimin. Ne ju ofrojmë ndërtimin e plotë me plane abonimi

Portofoli ynë

Pa mburrje është i pasur me projekte të suksesshme në industri dhe sektorë të ndryshëm

Partnerët tanë

Mbi 9 vite në treg kemi krijuar partneritet afagjatë ku suksesi është pika e përbashkët