Hotel Skampa, Elbasan
Zyra 103 kati I
+355694810521
+355695779351
info@imagjino.al
tanishqau20@gmail.com

4 arsye pse kartëvizitat kanë rol kyç dhe duhet të përdoren si mjet marketingu

Edhe pse çdo vit që kalon marketingu digjital po merr rëndësi të madhe, kartëvizitat mbeten gjithmonë të nevojshme. Pjesa më e madhe e kontakteve midis bizneseve janë online dhe përdoret gjerësisht adresa elektronike. Por, kartëvizita është akoma e nevojshme në marrëdhëniet e binzesit. Kartëvizitat janë një formë e personalizuar e marketingut. Opsionet e tyre të shumta të projektimit gjithashtu ofrojnë mundësi të shumta për të promovuar biznesin tuaj në një mënyrë krijuese. Më poshtë do t`ju rendisim 4 arsye pse kartëvizitat kanë rol kyç dhe duhet të përdoren si mjet marketingu.

 

Japin përshtypjen e parë

Kartëvizitat apo kartat e biznesit janë pjesë e një prezantimi. Ato janë të rëndësishme për të bërë një përshtypje të parë të pozitive. Një kartë biznesi tërheqëse, me të gjitha informacionet përkatëse të kontaktit mund të tërheq vëmendjen e klientëve potencialë dhe t’ju ndihmojë të qëndroni në kujtesën e tyre, edhe pas një kohe të gjatë.  Kartëvizitat rrisin besueshmërinë, pasi ato mund të krijojnë një ndjenjë profesionalizmi dhe legjitimiteti për biznesin tuaj.

Pastaj nëse ju doni të veçoheni dhe të tërhiqni vëmendjen, zgjidhni dizanjo të ndryshme dhe materiale printuese cilësore. Mund të zgjidhni PVC, printime me relieve apo edhe me letër të trashë. Gjithçka varet nga ju.

 

Kostoja e ulët

Kartëvizitat janë relativisht të lira, duke i bërë ato një mjet me kosto efektive të marketingut për bizneset e vogla me një buxhet të shtrënguar. Sot ju mund të gjeni kartëvizitat  cilësore me një kosto rreth 1000 lekë për 100 copë kartëvizita të printuara nga të dyja anët. Madje për sasi të mëdha kostoja e tyre bëhet e papërfillshme edhe për bizneset e vogla.  Edhe dizenjimi profesional i tyre nuk ka shumë kosto. Mund të zgjidhni ta bëni me programe online ose të drejtoheni tek një agjenci grafike. Me një kosto prej 500 deri 1000 lekë ju mund të merrni kartëvizita me dizanj profesional dhe të personalizuara.

 

Lehtësi në mbajtje

Ato mund të të shkojnë kudo. Janë lehtësisht të mbajtshme në portofolin tuaj, xhepin e palltos apo edhe në çantë punë. Nuk ju rëndojnë. Nuk ju prishin punë. Madje ju sjellin klientë.  Ato janë shumë të vyera në raste ku jeni prezentë në evente, panaire apo edhe workshope të ndryshme.

 

Ndërtimi i markës tuaj

Kartëvizitat mund t’ju ndihmojnë të krijoni markën tuaj, gjë që e bën kompaninë tuaj të identifikohet më lehtë. Duke përfshirë logon e kompanisë suaj dhe sloganin reklamues në kartën tuaj, për shembull, ju ndihmoni për të forcuar markën tuaj ndaj të gjithëve atyre që shikojnë kartëvizitën tuaj. Shumë marketerë dhe kompani konsulencë i quajnë si aksesorë kartëvizitat dhe nuk i kushtojnë shumë rendësi paraqitjes profesionale. Kujdesni, është gabim. Kartëvizitat duhet të jenë profesionale dhe të pasqyrojnë pozitivisht imazhin e kompanisë tuaj.

Share

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *