Hotel Skampa, Elbasan
Zyra 103 kati I
+355694810521
+355695779351
info@imagjino.al
tanishqau20@gmail.com

Duhet te shpenzojme ne fushata marketingu dhe kush jane perfitimet

Marketingu për shumë sipërmarrje konceptohet si një humbje kohe dhe një shpenzim financiar i padobishëm. Por, a është në të vërtetë? Coca Cola dhe Pepsi Cola njihen globalisht. Apple dhe Samsung padyshim. Ferrari gjithashtu. Janë disa nga markat më të njohura, por që nga fillesat e tyre e deri tani vashdojnë të bëjnë marketing produkteve të tyre. Pra, nëse jeni duke menduar të shpenzojmë apo jo për marketing, më mirë mendoni strategjinë më efikase për ju.

Smart Marketing është kompania më e re në fushën e marketingut dhe konsulencës, që prej dy muajsh ka filluar aktivitetin e saj. Synimi është sjellja e ideve inovative dhe strategjive më të mira për të pasur një strategji të susksesshme marketingu. Më poshte do ju tregojmë se si me vetëm 100 euro në vit ju mund të hartoni dhe vini në zbatim strategjinë që do rriste shikueshmërinë, do ju afronte më shumë me tregun dhe do ju diferenconte nga të tjerët.

Emri dhe marka nuk ka rëndësi fusha e veprimtarisë ku operoni, zona gjeografike apo strategjia e përdorur, emri është identiteti juaj. Është ai që ju diferencon dhe ju bën unik. Emri apo marka juaj duhet të ketë një domethënie, simbol apo slogan që përfshin më së miri shërbimet që ofron, vizionin dhe krijimi i një marrëdhënie sa më jetëgjatë me konsumatorin.

Pra, dizenjoni një logo të bukur estetikisht, vendosni një emër që të mbahet mend lehtë dhe hartoni një slogan që të godasë tek konsumatori. Marketingu është shtylla tjetër mbi të cilën bazohet suksesi. Shumë biznese dhe drejtues anashkalojnë disa detaje që në plan të parë duken të parëndësishme si kartëvizita, e-maili, faqet në rrjetet sociale, blogjet apo uebsajtet. Kartëvizita është mjet identifikues, marketues dhe mund të ndikojë në perceptimin e parë, pozitivisht apo negativisht.

Në përditshmërinë e kontakteve me biznese të ndryshme ne shkëmbejmë kartëvizita dhe vetëm nga ajo ne krijojmë një përshtypje rreth biznesit. Në tregun tonë disa e konceptojnë si një mini-fletëpalosje, gjë që tregon rëndësinë që u jepet marketingut. Apo dhe paradokset kur sipërmarrje të mëdha nuk kanë blogje, uebsajte dhe kur janë pak për të mos thënë aspak aktivë në rrjetet sociale.

Kjo sjell një disavantazh sepse një klient potencial kërkon informacion në internet dhe aty nuk gjen asgjë për kompaninë tuaj, ju sapo humbet një klient. SEO (Search Engine Optimization), google ka ngritur një “perandori” informacioni, ku çdo ditë miliona individë gugëllojnë për të kërkuar informacione nga më të ndryshme. Biznesi apo sipërmarrja ka nevojë për dukshmëri për të shfrytëzuar çdo hapësirë të mundshme për t`a promovuar dhe rritur.

SEO është duke rritur përdorimin edhe në tregun shqiptar, por disa nga sipërmarrjet paguajnë shuma të majme për t`i sjellë më shpejt klientët potencial në biznesin e tyre, por a ia vlen? Ja vlen, por në periudhën afatgjatë është e kushtueshme. Smart Marketing ofron konsulencën dhe realizimin e strategjive më afatgjata dhe më pak të kushtueshme. Kjo arrihet me anë të përdorimit të artikujve, blogjeve dhe aktivitetit në rrjetet sociale. Kjo është strategji më pak e kushtueshme, por që krijon një marrëdhënie më të ngushtët me klientët potencialë dhe me shtrirja afatgjatë.

Marketingu në rrjetet sociale, nuk ka shkopin magjik, por është një mjet shumë efikas marketingu. Në shqipëri rrjetet sociale si në mbarë botën kanë një përdorim të gjërë dhe shumë biznese apo sipërmarrje po e përdorin si mjetin me koston më të ulët dhe më rezultativin. Smart Marketing ndjek një strategji ndërlidhëse midis rrjeteve sociale dhe uebsajteve të bizneseve të ndryshme kundrejt një kostoje shumë të ulët, por që deri tani ka treguar rezultate reale në pak kohë. Mos e anashkaloni, shfrytëzojini rrjetet sociale si mjete me kosto të ulët.

E-mail Marketing, është mjet marketingu që në një kohë të shkurtër arin të krijojë kontakte me shumë klientë të mundshëm. Në shqiperi po rritet përdorimi, por feedback-u është në një shkallë të ulët si pasojë se kompanitë që e ofrojnë synojnë një numër më të madh individësh dhe anashkalojnë se a janë apo jo klientë të mundshëm të shërbimeve apo produkteve të tyre. Nuk i japin rendësinë e duhur dizenjos, e cila duhet të jetë goditëse dhe të ngjallë interes tek lexuesit. Si mjet marketingu është shumë efikas nëse arrihen të plotësohen kriteret dhe ofertat të jenë shumë tunduese. Pra të gjitha strategjitë dhe mjetet e mësipërme mund të vihen në zbatim nga ju për kompaninë apo sipërmarrjen tuaj me një kosto prej më pak se 100 euro. Ky artikull synon të japë disa ide që në plan të parë duken jo shumë të rendësishme, por në të vërtetë janë efikase dhe me një buxhet që çdokush mund t`a përballojë.

Share

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *