Hotel Skampa, Elbasan
Zyra 103 kati I
+355694810521
+355695779351
info@imagjino.al
tanishqau20@gmail.com






ÇFARË ËSHTË BLOG MARKETING

Termi Blog vjen nga kombinimi i “web” dhe “log” ose “weblog”, e cila fillimisht është shfaqur në vitet 1990 si një ditar online. Në kohët e sotme termi është shkurtuar në “blog”. Në fillesat e përdorimit, blogjet, janë ndërtuar veçmas nga faqet e internetit, ndërsda tani në pjesën më të madhe janë të ndërthurur brenda në faqen e internetit. Fillim vitet e 2000-it sollën evoluim të përdorimit të blogut, kjo e ndihmuar edhe nga hyrja në treg e platformës WordPress. Kjo e fundit u kthye në një nga platformat më popullore sa i përket krijimit të blogjeve. Ndryshe nga faqet e internetit, blogjet kanë një frekuencë më të lartë përditësimi. Shumë pak kohë u nevojit dhe pjesa më e madhe e sipërmarrjeve e kthyen në mjet marketingu. Blogu të mundëson të sigurosh shumë informacion dhe për testimin e ideve të reja. Sot Blog Marketing është strategji marketingu shumë e përdorur dhe ka dhënë rezultate të larta.

Por, sa i përket konceptit Blog Marketingu, është procesi i arritjes së një tregu të synuar nëpërmjet përdorimit të një blogut. Përdorimi dhe integrimi i blogut me faqen e internetit erdhi si nevojë, lehtësi në menaxhim dhe akses më i lehtë nga vizitorët. Sot ka shumë biznese që janë krijuar vetëm nga blogu, më shumë të lidhur me modën, gatimin dhe teknologjinë. Smart Marketing Albania është kompania që bën të mundur ofrimin e shërbimit të Blog Marketing. Paketa shumë ekonomike dhe shumë të vlefshme për biznesin.


PSE DUHET TË PËRDORIM BLOG MARKETING

Smart Marketing Albania është një kompani e krijuar rishtazi në tregun e shërbimeve të konsulencës dhe marketingut. Qëllimi kryesor është sjellja e shërbimeve inovative dhe risive në tregun e shërbimeve të marketingut. Gjithashtu bizneset të kenë mundësi të reklamojnë produktet dhe shërbimet e tyre me çmime tejet konkurruese. Smart Marketing ofron paketa të diversifikikuara shërbimesh për të plotësuar dhe mundësuar që çdo biznes të rrisë potencialin e tij.





Filozofia kryesore është një problem + një zgjidhje = një klient. Do gjeni shkrime dhe artikuj rreth tendencave të marketingut, strategjive të reklamimit të produkteve në sektorë të ndryshëm. Deri në 1000 shfletime ditore janë tregues i qartë i vlefshmërisë së blogut, si edhe një tendencë e marketingut.

  • Kosto ekonomike
  • Rezultate efektive dhe të matshme
  • Mënyrë efektive për të njohur produktet dhe shërbimet
  • Krijon lidhje të ngushtë me tregun
  • Rrit besueshmërinë kompani-konsumator
  • Ndihmon në rritjen e prezencës online
  • Ndihmon në rritjen e vizitorëve në faqet tuaja të internetit


DËSHIRONI TË REKLAMONI NJË PRODUKT APO SHËRBIM


Eja t`i ndërtojmë strategjitë e duhura të marketingut së bashku, që ti shërbejë më së miri objektivave të biznesit tuaj.


NA KONTAKTONI

LE T`I HEDHIM NJË SY SE ÇFARË KEMI KRIJUAR DERI MË TANI

Synimi ynë është ofrimi i shërbimeve të marketingut në koherencë me kërkesat e tregut. Filozofia kryesore e Blog Marketing është NJË PROBLEM + NJË ZGJIDHJE = NJË KLIENT

SHIKONI SHKRIME DHE ARTIKUJ TË REALIZUAR NGA NE